Plas keq brenda opozitës, Dule akuzon publikisht demokratin: Më punoi pas krahëve!

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së ka akuzuar kandidatin për deputet në listat e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri se i ka publikuar në rrjetet sociale një video të montuar përmes të cilës kërkon që askush të mos votojë Dulen.

I ftuar në “Log”, në Abcnews, Dule tha se videoja është sponsorizuar nga Strazimiri dhe se këtë të fundit e kanë ‘tradhëtuar’ reklamat e Instagramit.

“Këtë video e ka bërë PD-ja. Unë e di shumë mirë. Kjo video më ka dalë sposored në Instagram, është bërë nga një kandidat i PD-së, Gent Strazimir.

Mua më ka kushtuar vota kjo, nuk e di se sa, por ka kushtuar vota. Dhe kjo gjë është edhe në të keqen e PD-së,”– tha Dule./abcnews.al


Shtuar 4.05.2021 22:31