Plagosja në Sarandë/ Policia zbardh detaje: Arma shkrepi pa dashje, kur 44-vjeçari goditi ish-efektivin me…

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare, në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djehsme në Sarandë.

Uniformat Blu, bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi E. G., 44-vjeç, i cili ka goditur me qytën e pistoletës ish- efektivin Adil Veli.

Sa u përket të shtënave me armë zjarri, policia sqaron se shkrepja e pistoletës ka qenë aksidentale.

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë këtij momenti, dyshohet se arma ka shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, pa shkaktuar pasoja. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

 


Shtuar 21.07.2025 12:00