Ka rënë në prangat e policisë një nga personat e përfshirë në ngjaren e mbrëmjes së djeshme në Greqi, u mbetën të plagpsur tre persona.
Bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, i cili dyshohet se ka qenë pasagjeri në automjetin e autorëve.
Bëhet e ditur se në një video-dokument shihet xhipi me të cilin janë arratisur autorët e të shtënave me armë. Tre të plagosurit duket se ishin në vendin e gabuar në kohën e gabuar, pasi gjakderdhja duket se është bërë për motive të dobëta.
Autorët janë identifikuar dhe mësohet se bëhet fjalë për shqiptarë që njihen në Gazi.