Plagosi rëndë 14-vjeçarin bashkë me 2 të tjerë, arrestohet bashkëpunëtori i tretë

Një 16 vjeçar me iniciale L.L  në bashkëpunim me 2 të tjerë ka plagosur rëndë një 14-vjeçar.

Ai u kap nga policia ku dhe ishte akuzuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 8 tetor 2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë ka dëmtuar me mjete të forta një 14-vjeçar informoi sot policia e Korçës.


Shtuar 13.12.2023 13:27