Tiranë/ Nëna e akuzon se i dhunoi djalin 3-vjeç, nis hetimi për edukatoren e kopshtit

Një edukatore në Tiranë, është kallëzuar në prokurori nga policia pas denoncimit të një prindi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 3-vjeç.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Tiranës, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24-vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3-vjeç.

Policia gjithashtu, njoftoi se ka proceduar penalisht disa persona për çështjes të ndryshme penale.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular, një shtetaseje, në një lokal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
A. G., 31-vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Theodor A. Ippen”, është konfliktuar fizikisht me shtetasin L. D., 52 vjeç, për motive të dobëta;

A. Q., 41-vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka kërkuar shërbim taksie nga shtetasi E. Ç., të cilit i ka marrë borxh dhe një shumë parash, dhe pas marrjes së shërbimit, nuk ka kryer pagesën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

E. Sh., 47-vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;

R. B., 33-vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. M., 33-vjeç, banues në

Laç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar dhe kanosur 2 punonjës policie, për shkak të detyrës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjush Furxhi”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin G. E., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi G. E., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.


Shtuar 22.05.2024 14:41