Plagosi me thikë djalin e tij, vihet në pranga 69-vjeçari në Lushnje

Pasiditën e djeshme, një 69-vjeçar nga Lushnja është arrestuar, pas një konflikti ka plagosur me thikë djalin e tij.

N. P., 43-vjeç u dërgua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Teksa B. P., 69-vjeç u arrestua, policia sekuestroi thikën nën cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43-vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69-vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Shtuar 29.05.2024 12:49