Plagosi dy kolegët e tij dhe një qytetar, arrestohet polici në Mamurras

Arrestohet David Madani, polici i patrullës së përgjithshme, i cili një ditë më parë plagosi dy kolegët e tij dhe një qytetar, Nikoll Vorfi.

Të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë edhe Gjon Fufi, Rudolf Fufi dhe Nikoll Fufi (Vorfi) i cili mbeti i plagosur me sende të forta.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme pas një konflikti të çastit dhe ku mbetën të plagosur efektikët e Policisë, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj.


Shtuar 14.04.2021 08:21