Në pritje të letërporosisë nga Moska, pezullohen hetimet për vdekjen e katër rusëve në Golem

Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet në lidhje me vdekjen e katër rusëve në Golem.

Pezullimi i hetimeve është bërë pasi Rusia nuk i është përgjigjur letërporosive nga Shqipëia, e cila ka  kërkuar informacion për autopsinë e 4 viktimave. Gjithashtu drejtësia shqiptare kishte kërkuar informacion për të kaluarën e 4 rusëve.

Më 15 tetor të 2021, 4 turistë rusë, Sergei Burenkov 60 vjeç, Natalia Burenkova 58 vjeçe, vajza e tyre Ekaterina 31 vjeçe dhe partneri  i kësaj të fundit Nikita Belousov  u gjetën të vdekur në hotel “Gloria Palace” në Golem të Kavajës.

Në dosjen hetimore thuhet se kufomat u gjetën në afërsi të pishinës të shtrirë në mënyrë të çrregullt dhe nga kyqrja nuk kishin shenja dhunë.

Fillimisht u dyshua se 4 rusët humbën jetën nga helmimi prej klorit në pishinë, por kjo pistë u rrëzua më vonë. Sipas aktekspertizës të Institutit të Mjekësisë Ligjore të administruar nga Prokuroria rezulton se “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”./albeu.com/


Shtuar 28.05.2023 10:23