Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur para gazetarëve pas takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të NATO-s në Belgjikë.
“Ka një vendosmëri më të madhe se kurrë për të qëndruar me Ukrainën”, tha ai, dhe për t’i shkaktuar kosto edhe më të mëdha Rusisë për pushtimin e saj.
Blinken tha gjithashtu se për çdo Bucha, një qytet në të cilin Rusia është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës, ka të ngjarë të ketë më shumë vende ku po ndodhnin mizori.
Blinken gjithashtu përshëndeti votimin e mëparshëm për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke thënë: “Sot, një gabim u korrigjua”./albeu.com