Petkoviçit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, sërish nuk është lejuar të futet në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë institucioni të cilin ai drejton.

Është thënë se Petkoviçit i është mohuar të marrë pjesë në një manifestim në Manastirin e Deçanit të mërkurën.

Ai kishte planifikuar një vizitë dyditore të mërkurën dhe të enjten.

“Kjo është hera e katërt që autoritetet në Prishtinë pengojnë vizitën e drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi. Për këtë shtrohet pyetja nëse faktorët ndërkombëtar janë të gatshëm të frenojnë Albin Kurtin në fushatën e tij destruktive kundër të gjitha arritjeve të Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel gjatë procesit të dialogut. Me çdo lëvizje që po bën, Albin Kurti na distancon nga dialogu”, thuhet në komunikatë./albeu.com/