Një shqiptar, 30 vjeç është arrestuar nga policia italiane mëngjesin e sotëm.
Arrestimi i tij u bë në zonën e Corso Lazio.
Pas kontrollit që policia zhvilloi në banesën e shqiptarit gjeti rreth 5 kilogram kokainë të fshehur pas një garderobe dhe në një vend tjetër 40 mijë euro cash.
Shqiptari i arrestuar nuk mundi të justifikonte origjinën e parave, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.
Droga dhe eurot u sekuestruan ndërsa 30-vjeçari u shoqërua në komisariat./albeu.com.