Përvjetori i luftës së Vlorës, Dritan Leli shoqërohet në homazhe nga deputeti i njohur demokrat (FOTO LAJM)

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka përkujtuar ditën e sotme, luftën heroike të Vlorës të 101 viteve më parë kundër italianëve.

Ai flet me superlative për figurat udhëheqësë të kësaj lufte dhe shprehet se për nga rëndësia, është nga të parat në historinë e Shqipërisë.

Ajo që vihet re ishte se Leli shkoi në varrezat e dëshmorëve i pashoqëruar nga socialistët, por nga deputeti demokrat i Vlorës, Bujar Leskaj.

Postimi i plotë i Lelit:

Pas tre muajsh beteje, në tre shtator, ata që e kishin dashur, e kishin mbrojtur dhe e kishin shpëtuar Vlorën nga pushtuesit, u kthyen fitimtar në qytet. Në kujtim të Luftës së Njëzetës, siç jemi mësuar ta quajmë Luftën e Vlorës për zotërimin e qytetit, sot e gjithmonë, për ato 101 vite më parë, duhet t’i jemi mirënjohës historisë, për gjithë ç’na trashëgoi, dhe të përcjellim nëpër breza vlerën e pashlyeshme të trimave që ditën të vlerësojnë dhe të dhurojnë lirinë, pa të cilën nuk do të jetonte, dhe as do të kishte kuptim, asnjë emër i përveçëm./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 17:58