Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka përfunduar në komisariat, pas përplasjeve mes banorëve dhe punonjësve të një firme në Bënçë të Tepelenës.
Konflikti me firmën ka nisur pasi banorët akuzojnë se punimet nga marrja e inerteve për rrugën po shkatërron ekosistemin e luginës dhe po dëmton mjedisin.
Sipas tyre, peticioni me firmat që i jepte dritën jeshile nisjes së punimeve është i falsifikuar dhe se nuk është firmosur nga banorët e fshatit.
Për këtë arsye, banorët sot kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar vijimin e punimeve që solli më pas agravimin e situatës dhe përplasjet./albeu.com