Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sauk, 5 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në zonën e Saukut në dalje të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se përlasja ka qenë e fuqishme dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë një Toyota dhe një BMË ku shpejtësia dhe devijimi i rrugës dyshohet të jetë shkaku kryesor i këtij aksidenti të frikshëm. Automjeti tip BMË ka devijuar për të shmangur dëmtimet në rrugë dhe për pasojë është përplasur “Kokë më kokë” me automjetin tjetër./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 14:32