Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas përplasjes jashtë selisë blu, ku mbështetësja e kreut demokrat Lulzim Basha përzë Vokshin dhe Evi Kokalarin.
Përmes Komisionit të Rithemelimit, Vokshi ka dënuar atë që e quan dhunë, ndërsa theksoi se puna në ambientet e selisë do të vijojë pasi është shtëpia e të gjithë demokratëve.
Reagimi i Komisionit të Rithemelimit:
Komisioni i Rithemelimit të Pd dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH.
PD eshte shtepia e lirise se cdo demokrati. Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha – Bardhi, si mburojë njerezore për ruajtjen e karrikes.
Nuk ka logore e mburoje njerezore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet.
Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e cakorduar e Shoqatës Basha – Bardhi. Skenaret me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.
Komisioni i Rithemelimit të PD do vijojë punën e tij në ambjentet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve./albeu.com