Përplasja e autobusit me trajlerin në Lezhë, policia jep detaje të aksdentit (VIDEO)

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur sot në Milot-Lezhë. Policia, përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se nga aksidenti ka marrë demtime të lehta një i mitur dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme.

Gjithashtu, dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10: 20 , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin ” janë përplasur mjeti tip kamion me mjetit tip autobus, ka marrë demtime të lehta një i mitur dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme.

Drejtuesit e 2 mjeteve po shoqerohen në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 10:55