Një shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të dyshuar të qëllimtë në Pejë të Kosovës. Mësohet se viktima është Ilir Osmani, i cili eshtë përplasur nga 23-vjeçari i dyshuar Sergio Jonuzi.
Viktima Ilir Osmani 44-vjeç, nuk arriti t’iu mbijetoj plagëve të marra pavarëisht se është dërguar në Spital.
Fillimisht ngjarja është raportuar si aksidentale, ndërsa më pas policia e Kosovës ka arrestuar 23-vjeçarin për të cilin dyshon se e ka përplasur qëllimisht Ilir Osmanin me një automjet tip “Golf 5” me targa AB 602 HY.
Sergio Jonuzi nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta kapë pak pas ngjarjes. Sipas deklaratave që ka bërë i arrestuari nga Elbasani, ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme.
Për shkak se sipas tij viktima Osmani i ka djegur banesën.
Mbi 23-vjeçarin është ngritur akuza për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje nga Prokuroria. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orёs 17:25 nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё.
Ndërkohë trupi i pajetё i viktimёs është dërgur nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë. Ndërkohë nga të dhënat në MEMEX, nuk rezulton që autori të këtë precedent të mëparshëm penal në Shqipëri.