Përplasi për vdekje 27 vjeçarin, arrestohet shoferi i kamioçinës

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është dhe drejtuesi i kamioçinës, që u përfshi në një aksident pranë rrugës Bardhyl, ku humbi jetën një 27-vjeçar, i cili ishte në drejtimin e një motori.

Sa i takon personit të shpallur në kërkim ai është Sh. M., 32 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotikë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :  J. M., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;  P. P., 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një mjet motorr me drejtues E. Ç., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.

Më datë 30.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 31.03.2021 08:03