Përplasi disa makina dhe plagosi 9 persona, arrestohet shoferi i autobusit “Green Line” (EMRI)

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme shoferin e autobuzit “Green Line”. Agron Xhafën, i cili përplasi 7 makina tek ura e Lanës duke lënë të plagosur nëntë persona.

Xhafa është arrestuar me akuzën e shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, si shkaktar i aksidentit.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga AlbEU.com. autobuzi “Green Line” vjen me shpejtësi dhe fillimisht godet d mjete të cilat ndoheshin në anën e majtë të karrexhatës, dhe më pas përplas dhe disa mjete të tjera, ku njëri prej tyre përplaset me një pemë.

Ndëkohë shihet edhe momenti kur autobusi ngrihet në ajër pas përplasjes.

Fatmirësisht pati vetëm dëme të lehta për pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve, si dhe shpëtuan për mrekulli qytetarët që ndodheshin buzë rruge, pasi nëse do të përplaseshin nga autobusi do të kishim një situatë fatale.

Kujtojmë që në 29 prill të vitit të kaluar një tjetër autobus i flotës “Green Linea” përplasi një makinë të vogël, dhe të dy mjetet përfunduan në Lanë, si dhe mbetën të plagosur 3 persona.


Shtuar 27.02.2023 23:09