Lirohen nga qelia Tomor Shukulli dhe Valentina Koltraku, të cilët u ndaluan për aksidentin me pasojë humbjen e jetës së 7-vjeçarit në Tiranë.
Togat e zeza vendosën që dy drejtuesit e mjeteve të lihen ne masën e “arrestit të shtëpisë”, pavarësisht se prokuroria kërkoi për njërin masën e arrestit në burg.
Valentina Koltraku, ka deklaruar se nuk e kishte parë të miturin, pasi nuk pa pasur fushë-pamje.
E ndërsa Tomorri para gjykatës ka thënë se kur të miturit, i ka dhënë lekët nuk e ka kuptuar që i kanë rënë në tokë, për shkak të lartësisë së fuoristradës që ai drejtonte.
Ai ka deklaruar se kur u ndez semafori, ka menduar si i mituri është larguar dhe nuk e ka kuptuar se ai ishte ulur poshtë për të marrë lekët.
Ndërkaq, hetimet po vijojnë nga ana e prokurorisë kur do të kryhen akt-ekspertimet.
