Përplasen kokë më kokë makinat në Berat, tre të lënduar (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Skrapar në fshatin Hoxhaj. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Mjeti tip golf 5 me drejtues Xhulio Katillari  ishte duke lëvizur në drejtim të Beratit ka humbur kontrollin në kthese dhe është përplasur me mjetin tip “Seat” që po shkonte drejt Skraparit me drejtues mjeti një shtetas italian Guido Sivori.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë te tre të afermit e Xhulio Katillarit të cilet janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë  ndihmën e parë mjeksore.

Në vendngjarje kanë mbërritur blutë e rrugores për të zbuluar shkaqet e aksidentit./albeu.com


Shtuar 6.09.2021 18:35