Përplasen dy automjete në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, plagoset rëndë një nga shoferët

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur i plagosur një nga shoferët.

I plagosuri identiteti i të cili ende nuk dihet është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se një parakalim i gabuar ka shkaktuar përplasjen.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në Derven për të zbuluar të tjera detaje mbi aksidentin.


Shtuar 25.12.2025 23:15