Përmirësohet situata e COVID-19 në Kosovë, bien rastet e reja dhe vdekjet

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 5 vdekje nga COVID-19 dhe 160 raste pozitive, nga 4.904 testime.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se, sot janë shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820.

Në total numri i rasteve aktive është 6.751.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19, dhe prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 15:03