Rajoni i Emilia Romagnas në Itali u godit nga përmbytjet katastrofike gjatë muajit maj.
Si pasojë e përmbytjeve 14 persona humbën jetën. Sipas përllogaritjeve të deritanishme dëmet nga përmbytjet në Itali përllogariten deri në 5 miliardë euro.
Përveç dëmeve të mëdha në të mbjella në sektorin bujqësor, pasojat janë të shumta në rrugët e bllokuara dhe urat e shembura, magazinat e përmbytura, makineritë e dëmtuara, dhe hotelet që kanë pësuar anulime për prenotimet e regjistruara.
Qeveria italiane ka ndarë 1oo milionë euro për zonat e prekura nga përmbytjet.
Edhe Shqipëria ka vendosur të ndihmojë shtetin fqinj për të përballuar situatën pas përmbytjeve.
Bashkia e Tiranës ka akorduar 100 mijë euro ndihmë për Rajonin e Emilia Romagnas në Itali.
Krteministrja italiane, Giorgia Meloni tha gjithashtu se nëse do të jetë e nevojshme do të kërkojnë ndihmë dhe fonde nga BE.
“Mbështetja e Unionit mund të jetë shumë e rëndësishme në këtë fazë. Në javët e ardhshme, pasi të kemi bërë vlerësimin e përgjithshëm të dëmeve nga përmbytjet, do të kërkojmë aktivizimin e fondit të solidaritetit, i cili fatkeqësisht Italisë i është dashur të hyjë edhe herë të tjera”./Albeu.com./