Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar me anë të një postimi Tëitter për situatën problematike në vendin tonë, ku deri më tani kanë ndërruar jetë 2 persona dhe janë shkaktuar shumë dëme materiale.
Kim ngushëllon familjarët që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe po ashtu respekton shqiptarët që ndihmojnë qytetarët e tyre.
Në fund ajo shton se ata janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje sipas nevojës.
Postimi:
“Jemi të pikëlluar për vdekjet dhe dëmet që u shkaktuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, shkruan Kim./albeu.com
We are saddened by the death & damage resulting from the devastating flooding in Albania’s north. We express condolences to the families of those who lost loved ones, and respect to the brave Albanians assisting their fellow citizens. We are ready to provide support as necessary.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 21, 2022