Të paktën 36 persona kanë humbur jetën në Brazil, si pasojë e përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, duke detyruar disa qytete të anulojnë festimet vjetore të karnavaleve.
Ekipet e shpëtimit po luftojnë për të hapur rrugët nga uji dhe të shpëtuar qytetarët që janë bllokuar nga përmbytjet.
Ndërkohë presidenti i vendit, Luiz Inacio Lula da Silva, njoftoi se do të vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet sot.
BBC raporton se rreth 50 shtëpi janë shembur si pasojë e cërshimit të ujit, ndërsa situatat në Brazil mbetet jashtëzakonisht kritike.
228 persona kanë mbetur të pastrehë dhe 338 të tjerë të evakuuar nga rajonet bregdetare në veri të São Paulo./albeu.com/