Përmbytje në Gjirokastër për shkak të motit të keq, inertet “mësyjnë” në rrugë (VIDEO)

Moti i keq ka sjellë problemet e para në Gjirokastër. Reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme me përmbytjet.

Unaza e qytetit që lidh pjesën veriore me lagjen Gërhot është pushtuar nga rrjedha e inerteve që vijnë me furi nga lartësia e pjesës kodrinore, me zhavorr, pranë përroit të Çullos.

Drejtoria e Pyje dhe Kullotave po ndërhyn në terren përmes mjeteve të rënda si ekskavatorë, për të evaduar zhavorrin që ka izoluar qarkullimin e mjeteve në këtë pjesë të qytetit. Fadromat po punojnë me intensitet për evadimin e zhavorrit.

Ndërkohë, probleme raportohen edhe në qytetin e Vlorës.

Mësohet se për shkak të stuhive të erës, probleme me energjinë elektrike në disa lagje të qytetit. Pa energji edhe disa fshatra të njësive administrative Orikum, Qendër dhe Shushicë.

Qyteti i Vlorës nga sot pritet të jetë i përfshirë nga mot i paqëndruar shoqëruar me erë dhe shi. Për këtë arsye bashkia ka njoftuar marrjen e masave dhe shmangien e akseve problematike. Në njoftim thuhet të shmangen lëvizjet e panevojshme ndërsa Sh.A ujësjellës kanalizime po merr masa për të mos patur probleme me shirat.

Kapitaneria e portit gjithashtu njofton pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat deri në një njoftim të dyte./albeu.com

 


Shtuar 10.12.2022 19:55