Moti i keq pushton Kukësin: Përmbytje dhe rrëshqitje dherash (VIDEO)

Reshje të dendura shiu kanë kapluar ditën e sotme edhe qytetin e Kukësit.

Ashtu sikundër mund të shihet edhe në pamje, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në rrugë si dhe rrëshqitje dherash.

Si pasojë e intensitetit të reshjeve, uji ka hyrë nëpër dyqane, ndërsa automjetet kane lëvizur me shumë vështirësi.

Gjithshtu, si pasojë erës së fortë janë rrezikuar edhe jetët e qytetarëve të cilët udhëtonin me automjete.

Shtuar 10.07.2021 19:38