Real Madridi mban të hapura bisedimet për Michael Olise

Real Madridi vazhdon të mbetet i interesuar për ta afruar Michael Olise nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere, pavarësisht se bavarezët e kanë refuzuar fillimisht një mundësi të tillë.

Sipas raportimit të ESPN, klubi madrilen po komunikon rregullisht me përfaqësuesit e anësorit ofensiv të Bayern Munichut, teksa po shqyrton seriozisht një transferim të mundshëm në afatin veror.

Të lidhura

None found

Edhe pse gjatë verës ka bërë shpenzime të konsiderueshme dhe në planet e tij mbeten përforcimi i repartit të mbrojtjes në qendër si dhe i mesfushës qendrore, Real Madridi nuk e ka hequr nga tavolina mundësinë për të afruar edhe një sulmues të klasit të lartë.

Raportimet e mëhershme e kishin përmendur Olise si një prej dëshirave të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, ndërsa tani po konfirmohet se kreu i Los Blancos e dëshiron me ngulm yllin e Bayernit në “Santiago Bernabeu”.

Interes konkret për 24-vjeçarin ka shfaqur edhe PSG, por Bayern kërkon një shumë rekord botëror për ta lënë të lirë reprezentuesin francez, madje më të lartë se 222 milionë eurot e transferimit të Neymarit nga Barcelona te Les Parisiens.

Pas një sezoni sensacional 2025/26 me Bayernin, Olise tani ka si synim të prijë “Les Bleus” drejt suksesit në Kupën e Botës, pasi e nisi me mbresë të fortë duke dhuruar dy asistime në fitoren 3-1 ndaj Senegalit.


grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkralbetcasibomzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet