Protestat shpërthyen në qytetin libian Derna të hënën, me qindra njerëz që shprehën zemërimin e tyre kundër autoriteteve dhe kërkuan të mbahet përgjegjësi një javë pas përmbytjeve që vranë mijëra banorë dhe shkatërruan lagje të tëra.
Gjatë mbrëmjes protestuesit e zemëruar i vunë zjarrin shtëpisë së kryebashkiakut të Dernës, Abdulmenam al-Ghaithi.
Hichem Abu Chkiouat, një ministër në qeverinë lindore të Libisë, tha se Ghaithi është pezulluar nga posti i tij.
Protestuesit sulmuan gjithashtu zyrtarët, përfshirë kreun e parlamentit libian me bazë në lindje, Aguila Saleh, gjatë një demonstrate jashtë xhamisë Sahaba.
Qeveria në Libinë lindore tha se kryeministri Usama Hamad kishte shkarkuar të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak të Derna-s dhe ika urdhëruar nisjen e hetimit ndaj tyre.