Një varkë me emigrantë që udhëtonin drejt Anglisë është përmbysur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kanalin pranë Calais, nga Franca drejt Anglisë, ku dyshohet se 27 persona kanë ndërruar jetë, pasi janë mbytur në ujërat e kanalit.
Aktualisht të dyja qeveritë, franceze dhe ajo angleze, po kryejnë një operacion nga ajri dhe uji për të nxjerrë trupat e viktimave.
Ndërkohë autoritetet po ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve, të cilët sipas qeverisë anglezë janë kontrabandistë të cilët përfitojnë nga dëshira e njerëzve për një jetë më të mirë.
Ende nuk ka informacion për personat e tjerë që kanë qenë në varkë./albeu.com/