Përmbyset trajleri në Lezhë, shpëton shoferi

Mëngjesin e kësaj të shtune, një trajler është përmysur në rrugë pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit. Nga aksidenti ka shpëtuar mrekullisht shoferi, pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, pranë ishullit të Shëngjinit.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa po hetohet për rrethanat e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 9.07.2021 08:59

Tags: ,