Përmbyset makina e 25 vjeçares në Vorë, shpëton për mrekulli

Një makinë është përmbysyr në Vorë, ndërsa shoferja ka shpëtuar shëndoshë e mirë.

Rreth orës 21:30, në Vorë, një automjet me drejtuese shtetasen F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka probleme për drejtuesen e mjetit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 7.05.2021 22:22