Gledis, është djali i Pal Trashajt i cili u vetëvra duke pirë f*toksinë para SPAK. Prej vitesh viktimë e mashtrimit me mikrokredite, Trashaj kërkonte drejtësi.
Pak minuta pasi kishte pirë hapat, kishte telefonuar të shoqen
“Kam marrë f*toksinë se nuk po gjej drejtësi”, i ka thënë asaj, tregon Gledisi.
I biri mbërriti mbrëmë në orën 23:00 në aeroportin Nënë Tereza.
“Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”.
Gledisi i kërkon SPAK, të verifikojë vendimet e Gjykatave për dosjen.
” SPAK duhet të verifikojë të gjitha dosjet. Ne do të marrim avokat ta ndjekim”.
Ai tregon se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe pagën minimale.
“Mua në 2014 më bllokuan dhe pagën, minimunim jetik. Punoja por nuk merrja pagë”, thotë ai në një intervistë nga ambientet e urgjencës së QSUT-së, ku Pal Trashaj ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Në mesditën e 2 korrikut, 63-vjeçari piu f*toksinë para SPAK dhe u dërgua me ambulancë me urgjencë në QSUT ku dhe u nda nga jeta.