Në një interivstë, Marçel Laçaj, një nga miqtë e Pal Trashajt, që humbi jetën pasi piu f*toks*ne para SPAK, ka treguar se ai shkoi para prokurorisë për të kërkuar drejtësi.
“Pali nuk vrau veten, e vrau padrejtësia”, thotë Marçel Laçaj, shoku i 63-vjeçarit, i cili piu dje f*tokos*në para SPAK, ndërsa sot në mëngjes u nda nga jeta në urgjencën e QSUT-së.
Ai tregon dhe bisedën e fundit që ka pasur me të dy ditë më parë.
“Dy ditë më parë. Më tha se do të shkonte në SPAK se kishte problemet e tij. Ai thoshte jam duke kërkuar drejtësi, por këtu nuk ka drejtësi.
Pali nuk ishte nga ato që vriste veten, e ka vrarë padrejtësia dhe e ushqejnë këta që mos qoshin”, thotë Marçel Laçaj në një intervistë për Report Tv.
Lacaj bën thirrje për drejtësi përpara se padrejtësitë të marrin jetën e të tjerëve
“Ai ishte shumë i hapur se ishte i lexuar por kur vinte për problem e drejtësisë ishte i mbyllur.
Ishte njeri model, dhe kjo nuk duhej t’i ndodhte por kjo mund t’i ndodhë çdo shqiptari në situatën që ne jetojmë”.