Përlotet para gjykatës efektivi i RENEA-s: Jam rritur jetim, nuk e dija se kishte kokainë

Gjykata vendosi të lë në burg për 35 ditë efektivin e RENEA-s Xhulio Liçi  i cili u arrestua pasi në makinën e tij u kap një sasi kokaine.

Efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi është përlotur ditën e sotme përballë Gjykatës.

Ai ka thënë se nuk i njeh personat që mori në makinë e se arsyeja se përse e bëri këtë veprim u bë pasi Dedë Nimani ishte i moshuar në moshë.

Në fund Liçi u shpreh se i kërkon falje të gjitheve shokëve miqeve dhe të afermeve të tij dhe se ka besim tek pafajësia e tij.

“Marr njerëz kur udhëtoj pasi jam njeri human. Jam rritur jetim, dhe gjithmonë kur shoh njerez të moshuar i marr në makinë.

Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz.

Në zonën e plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh”- tha efektivi në gjykatë. /albeu.com/

 

Shtuar 17.05.2021 12:34