EURO 2020/ Belgjika publikon zyrtarisht listën e lojtarëve (FOTO LAJM)

Kombëtarja e Belgjikes ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën me 26 lojtarët e ftuar për Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez do të ketë lojtarë të fortë në përbërje me yje të shumtë. Dries Mertens është thirrur në Kombëtare pavarësisht lëndimit të pësuar me Napolin.

Eden Hazard është i thirrur bashkë me Batchuayi por edhe Castagne figuron. Në mbrojtje, Vermaelen rikthehet në kombëtare pas një kohe të gjatë.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Roberto Martinez.


Shtuar 17.05.2021 12:35