Një përleshje masive ka ndodhur në bordin e një avioni në aeroportin e Kilit.
Në bordin e avionit kishin hipur 15 persona të dehur që nisën të shqetësojnë pasagjerët e tjerë me ofendime dhe ngacmime të ndryshme.
Në videon e publikuar duket momenti i fillimit të sherrit me grushte dhe shuplaka mes pasagjerëve të dehur dhe agjentëve të sigurisë.
Pasi kanë zbritur nga avioni sherri ka vijuar në pistën e aeroportit që sikurse shihet në pamje pasagjerët e dehur nuk pranojnë të merren në policët.
4 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 6 agjentë janë plagosur./Albeu.com/