Analisti Ervis Iljazaj vijon mbështetjen e hapur ndaj Lulzim Bashës.
Ai e ka cilësuar si të drejtë vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ish-liderin historik, Sali Berishën.
I ftuar në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, Iljazaj theksoi se Basha ishte i detyruar të merrte atë vendim dhe se nuk mund ta shtronte pyetjen në parti nëse do jemi“pro apo kundër Amerikës”.
Sipas analistit, ata që kritikojnë Bashën janë të qejfmbeturit e tij. Iljazaj thotë se me këtë vendim PD fiton partneritetin me SHBA dhe shumë shpejt do të jetë pushtet.
“Ata që e kritikojnë Lulzim Bashën e kritikojnë sepse janë të qejfmbetur. Në takim të enjten do jenë të gjithë të qejfmbeturit të Bashës. Dua ta theksoj edhe njëherë, nuk është çështje emrash, por politike. Është çështje e Shqipërisë. Basha mund ta ketë qeverisur partinë keq, dhe unë i kam bërë kritika, por ama ne po e gjykojmë për këtë vendim. Ata që kritikojnë sot e kanë justifikim për të treguar qejfmbetjet. Për mua jo vetëm që ishte u detyruar, por është i drejtë për të ardhmen e partisë.
Sot Edi Ramës i ka rënë politika. Nuk është komod fare. Çfarë fushate ka bërë, fokusi ishte Sali Berisha dhe Meta. I vjetri i politikës është Edi Rama. Radha e të larguarit është e tij. PD votat popullore i ka, tashmë ka edhe partneritetin e SHBA. Për mua shumë shpejt është në pushtet.
Me këtë vendim fiton 25% të elektoratit gri. Kishte shumë njerëz të mërzitur me Ramën, por nuk donin të sillnin në pushtet sërish Berishën. Nëse nuk do ta merrte këtë vendim do të izolohej kryetari dhe ish kryetari. Me këtë fitoi partneritetin e PD. Jam i bindur se Rama me 25 prill ka fituar faktikisht dhe jetë ia ka lejuar edhe ambasada. Si ka mundësi që në 26 prill njohën direkt zgjedhjet. Nuk po them është i mirë apo i keq Berisha. Vendimi non grata është i tepruar, por ne e kemi këtë vendim,” deklaroi Iljazaj./albeu.com