Përhapja e variantit Delta në masë, Kosova miraton sot masat e reja anti-Covid

Qeveria e Kosovës sot do të mblidhet sot në orën 17:30 për të miratuar masat e reja anti-Covid të propozuara të martën nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet përkatëse.

Masat do të hyjnë në fuqi nga 20 gushti janë:

Sallat e dasmave të punojnë deri në orën 22:30 me kapacitet të klientëve 150 të pranishëm.

Klubet e natës dhe diskotekat mbyllen deri më datë 01.09.2021.

Të gjithë restorantet ditore, kafiteritë etj. punojnë deri në orën 22:30.

Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në ambiente hoteliere-gastronomike./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 14:34