Përhapja e Omicron në Kosovë, këto janë masat e reja që hyjnë në fuqi nga sot

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masat e reja anti-Covid, për të parandaluar përhapjen e Omicron. Këto masa hyjnë në fuqi nga sot dhe kush nuk i respekton do të gjobitet. Krahasuar me masat që kanë qenë në fuqi deri dje, ka lehtësime, raporton Express.

Me masat e reja, hyrja në Republikën e Kosovës i lejohet çdo personi që posedon certifikatën e vaksinimit me dy doza jo më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së dytë, vetëm me një dozë bashkë me testin negative RT-PCR, dëshminë se ka kaluar COVID-19 në 3 muajt e fundit, ose është testuar negativ me RT-PCR në 48 orët e fundit.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve fillon nga ora 00:00 deri në 05:00.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në orën 23:00, ndërsa muzika duhet të ndalet në orën 22:00.e

Lejohet shfrytëzimi i fitneseve dhe palestrave, në proporcion 1 klient me 10 m2.

Bibliotekat, muzetë, kinematë dhe teatrot lejohet të punojnë me 50 % të hapësirës.

Mbajtja e maskës është obligative në ambiente të mbyllura.


Shtuar 5.02.2022 08:14