Të bësh pazar hapur me jetën. Të tilla janë përgjimet që kanë nxjerrë zbuluar mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, në QSUT, ku trajtohen të sëmurë me kancer.
Gjykata e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë, lëshoi 8 masa, disa ‘arrest shtëpie’ dhe disa ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë që personeli i përfshirë në abuzim akuzohet se detyronin pacientet që të trajtoheshin në spitale private.
Gazetarja Klodiana Lala, tregon një moment kur dy personat e përfshirë në këtë skemë, punonjës të këtij spitali, që bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve, një prej tyre Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut.
Pjesë nga dosja:
Ku i kap pushimet e tjera tani?
Këtu e një vit të jemi mirë
Shih Tajlandën tani
Po pse jo?
Hë mo se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie
Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?
HAHAHAHA Llogarita 300 euro operacionin, jo 500
Po lale po
Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë