Përgatitja për sezonin veror 2025, Rama: Hapen aplikimet në E-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” njofton se është hapur në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025.

Rama thekson se kjo do të sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit. Ndër të tjera Kryeministri njofton se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë.

“Duke vijuar traditën e mirë të përgatitjeve të hershme për sezonin veror, është hapur tanimë në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore ku plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, duke sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit. Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë”, shkruan Kryeministri Rama.


Shtuar 16.11.2024 11:35