Përfundon takimi me banorët e “5 Majit”, Rama: Do të veprohet njëlloj si me tërmetin

Pas takimit disa minutësh me 3 nga banorët e “5 Majit” që janë në protestë para Kuvendit ku një ndër to ishte edhe “Nëna Liza”, kryeminstri Rama është kthyer të flasë sërish për mediat.

Në fjalën e tij ai tha se biseda ishte intensive, ndërsa ai i ka sqaruar të vërtetat.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Kam sqaruar ata që ka qenëe vërteta që në ditën e parë, por sigurisht që e vërteta ktu i ka të vështira rrugët. Fakti është, që për të gjithë banorët, “5Maj” apo “Unazës” të cilët janë të ndarë në dy kategori, do të ketë një trajtim të dinjitetshëm, njerëzr, solidar, njësoj sic u bë më të gjithë ata që  humbën shpiat nga tërmeti”, tha ndër të tjera Rama. /albeu.com


Shtuar 10.02.2022 11:02

Tags: , ,