Pas me shumë se tre orësh ka përfunduar takimi me kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i BE Peter Stano, i cili ka deklaruar se pas pak pritet që përfaqësuesi i BE për politikën e jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell, do të japë nga deklaratë në lidhje me detajet nga takimi.
Belgrade-Pristina Dialogue: 1st post Ohrid High Level meeting in Brussels with @predsednikrs @avucic & @albinkurti has ended. @JosepBorrellF will inform about the outcome shortly – live ? on EbS+ https://t.co/di1Lp7GCDw https://t.co/fHXeF6ZtNx
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) May 2, 2023
Kujtojmë se në takimin e sotëm është miratuar Deklarata për të Zhdukurit e luftës, dokument ku palët detyrohen të vënë në dispozicion dokumentet, qofshin ato edhe sekrete, në lidhje me fatin e të pagjeturve.