Andonovski firmos memorandum bashkëpunimi për Qendrën e Inovacionit Digjital në Maqedoni

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka firmosur një Memorandum mirëkuptimi me Emirates Investment Group për të vendosur një kornizë bashkëpunimi që synon pozicionimin ndërkombëtar të nismës së propozuar për Qendrën e Inovacionit Digjital.

Të lidhura

None found

Në emër të Emirates Investment Group, dokumenti u nënshkrua nga dr. Hamad Al Shamsi, i cili është kryetar i Bordit të grupacionit.

Sipas qëllimit të përcaktuar në memorandum, palët do të bashkëpunojnë për hartimin e materialeve strategjike dhe prezantuese për investime, ofrimin e mbështetjes këshilluese, përafrimin me praktikat më të mira të EBA-s dhe standardet ndërkombëtare, si edhe përkrahjen në procesin e tërheqjes së investitorëve ndërkombëtarë, partnerëve strategjikë dhe operatorëve teknologjikë.

Ministria e Transformimit Digjital bëri të ditur se me aktivitete të tilla vijon angazhimi për të krijuar mundësi të reja në funksion të rritjes së dukshmërisë ndërkombëtare të vendit në sektorin e investimeve digjitale, inovacionit dhe teknologjive të avancuara.

Sipas Ministrisë, ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e ekosistemit digjital, krijimin e kushteve për partneritete të reja dhe mbështetjen e nismave që mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe në një pozicionim më të favorshëm të shtetit në rrjedhat globale të teknologjisë.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet