Ka përfunduar rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Durrësit. Pas rinumërimit të 108 kutive nga KAS, rezultati I zgjedhjeve nuk ka ndryshuar sa u përket mandateve. LSI ka marrë 1 votë minus , PD 38 vota minus, ndërsa PS-së i janë zbritur 26 vota.
Siç duket, LSI nuk ka rikuperuar votat e nevojshme për të një marrë një mandat.
“Mbyllet numërimi në 108 kutitë e kërkuara, në këtë fazë rezultatet për secilën qendër votimi janë administruar. Do të duhet një afat më i shkurtër për të bërë një verifikim”, tha relatori i KAS për këtë seancë, Koli Bele./albeu.com