Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e thirrur paraditen e kësaj të mërkure, për të diskutuar për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Bëhet me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura, është vendosur që drejtori i BKH-së do të votohet në datën 9 dhjetor, ora 11:00.
Më 9 dhjetor, KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK për emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së.
Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj përkohësisht.
Në fund të garës, Joni Keta, u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendësdrejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar. Tashmë Keta pritet të zgjidhet drejtor i BKH-së për një mandat 5-vjeçar.
7 Garuesit për kreun e BKH-së:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta
