Foto ilustruese
Një 25-vjeçar shqiptar dhe një 28-vjeçare greke janë arrestuar në qendër të Athinës nga efektivët e policisë helene pasi janë akuzuar se trafikonin kokainë në qendrën e kryeqytetit grek.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dy të arrestuarve iu gjet një pako kokainë me peshë 50 gram, me qëllim shitjen e saj. Më pas, në kontrollin e kryer në banesën e tyre u gjetën dhe u konfiskuan 9 pako me 110 gramë kokainë, një peshore elektronike, 3 celularë dhe një shumë prej 500 euro.
Sakaq, dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës për t’u njohur me masën ndaj tyre.