Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në Tiranë

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, teksa kushtet atmosferike kanë qenë të vështira.

Gjatë tubimit, podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë u përdor nga shumë qytetarë, të cilët kërkuan ndryshim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Ndër thirrjet e përsëritura gjatë protestës ishin “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi”.

Në protestë morën pjesë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, përfshirë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të bashkuar në qëndresën qytetare.

Protesta zhvillohet në ditën e 118-të të tubimeve, ndërsa kundërshtimi ndaj qeverisë vijon të shprehet përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet.


sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom